Shkup, 3 dhjetor – Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-qendrat e spitaleve në vend po trajtohen gjithsej 857 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 81 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë 67 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë ka 43 pacientë, në Veles po trajtohen 60 të sëmurë, në Kumanovë 110 pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në Kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 128, në Kovid-qendrën no Gostivar 73, në Strugë 38 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë shtrihen 63 pacientë, në Koçan 17, në Kërçovë 20, Kavadar 42, ndërsa në Gjevgjeli 15 persona pozitivë në koronavirus.
Gjithsej numri i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus, të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në tërë vendin janë 1.318 dhe ka 130 shtretër të lirë në Kovid-qendrat.
Gjatë ditës po bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë. Ndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me vende spitalore, ku ka qasje të oksigjenit. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë kapacitetet e reparteve për Kovid, në mënyrë shtesë do të zgjerohen, thuhet në kumtesë.