Në 24 orët e fundit në qendrat Kovid në spitalet në gjithë vendin është raportuar se po trajtohen gjithsej 426 pacientë pozitivë me virusin korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 30 pacientë pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19, 42 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Reparti infektiv në Tetovë ka 17 pacientë, në Veles trajtohen 31 pacientë dhe në Kumanovë 55 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid- 19. Në Kovid – qendrat në Ohër janë shtruar në spital 50 pacientë, në Prilep 53, në Kovid – qendrat në Gostivar 16, dhe në Strugë 28 pacientë, 49 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 18 në Koçan, 12 në Kërçovë, 23 në Kavadar, 12 në Gjevgjeli dhe 10 në Dibër, pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë me virusin korona që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 766 dhe ka rreth 450 shtretër spitali të zbrazët në qendrat kovid.
Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilët do të lirojnë shtretër shtesë.
Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.