Gjithsej 750 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus mjekohen në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në kovid-qendrat ka rreth 360 shtretër të lirë.
Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 34 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 307 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni. Në kovid qendrat në spitalet në qytetet tjera në 24 orët e kaluara është raportuar se mjekohen gjithsej 443 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus.
Gjatë 24 orëve të kaluara në klinikat interne ka pasur 17 pranime të reja.
Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur gjastë pranime të reja të pacientëve dhe 11 në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle nuk janë pranuar pacientë.
Në 24 orët e kaluara në shtëpi janë lëshuar 27 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid qendrën trajtohen 28 pacientë, në Klinikën për Neurologji 31, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 47 pacientë me simptoma të koronavirusit.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 80 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive gjithsej 95 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët në Kozle janë 20 pacientë. Në KGJO ka gjashtë pacientë pozitive të hospitalizuar.
Numri i pranimeve ditëve të kaluara ka qenë stabil, ndërsa deri sot në orën 8 ka pasur 44 shtretër të lirë, ndërsa pritet që gjatë ditës pas çregjistrimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen vende shtesë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 38 pacientë.
Në repartin infektiv në Tetovë ka 16 pacientë, në Veles mjekohen 25 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 73 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 56 pacientë, në Prilep 72, në kovid qendrën në Gostivar 12, ndërsa në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 20 pacientë, në Koçan shtatë, në Kërçovë gjashtë, Kavadar 48, në Gjevgjeli nëntë persona, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus.
Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me ç’rast do të lirohen vende shtesë. Potencojnë se të gjitha repartet infektive kanë oksigjen të mjaftueshëm dhe mund të marrin nën përkujdes pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, Ministria ka pasqyrë të situatës me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen shtesë, qëndron në kumtesë.