Shkup, 7 mars – Në repartet infektive në vend në 24 orët e fundit raportohet se mjekohen gjithsej 825 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirus. Prej tyre 500 në rrethinë, kurse 325 mjekohen në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 34 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 40 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë janë 16 pacientë, në Veles mjekohen 32 të sëmurë, në Kumanovë 71 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.
Në kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar 60 pacientë, në Prilep 84, në kovid-qendrën në Gostivar 18, ndërsa në Strugë 16 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 28 pacientë, në Koçan gjashtë, në Kërçovë 10, Kavadar 60, në Gjevgjeli 12 persona, ndërsa në Dibër 13 raste pozitive dhe të dyshimtë me Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 825 dhe ka rreth 300 shtretër spitalorë të zbrazët në qendrat kovid.
Përndryshe, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë shtretër të lirë spitalor që kanë qasje në oksigjen. Ministria ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet plotësisht do të zgjerohen, qëndron në kumtesë.