Në 24 orët e fundit, në kovid-qendrat në vend është raportuar se mjekohen gjithsej 377 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar gjithsej 23 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë të shtruar 33 pacientë. Në Repartin e sëmundjeve infektive në Tetovë ka 14 pacientë, në Veles janë duke u trajtuar 28 pacientë, ndërsa në Kumanovë 48 pacientë pozitivë dhe dyshues për Kovid-19.
Në kovid-qendrën në Ohër ka 53 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 54, në kovid-qendrën në Gostivar tetë, ndërsa 21 në Strugë. Në spitalin e Strumicës janë të hospitaliuzar 28 pacientë, në Kocani pesë, tetë në Kërçovë, 31 në Kavadar, katër në Gjevgjeli dhe në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 625 dhe ka rreth 440 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid qendrat.
Gjatë ditës, bëhen lirime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë”. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka qasje të oksigjenit. Ministria ka pasqyrë në situatën me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.