Shkup, 12 shkurt – Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 342 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq, 19 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19 u shtruan në spitalin në Manastir. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 31 pacientë, kurse 22 pacientë në repartin infektiv në Tetovë. Në Veles trajtohen 31 pacientë, ndërsa në Kumanovë 46 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 40 pacientë, në Prilep 28, kurse në në kovid- qendrën në Gostivar 18 dhe në Srugë 18 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë, janë të hospitalizuar 20 pacientë, në Koçan katër, tetë në Kërçovë, 39 në Kavadar, pesë në Gjevgjeli, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 591 dhe ka rreth 480 shtretër spital të zbrazët në kovid-qendrat.
Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë.
Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.