Shkup, 21 maj – Me prezantimin e dëshmive materiale sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe deri më tani janë prezantuar 2.750 prej rreth 5.900 dëshmive materiale të PSP-së.
Përfaqësuesja e mbrojtjes Lile Stefanovska, në fillim theksoi se vazhdon me prezantimin e dëshmive për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës politike nga viti 2013. Bëhet fjalë për fletëpagesa origjinale nga banka nga persona fizikë dhe persona juridikë.
Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati në, në Titanik të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.
Ata janë të akuzuar për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të të drejtës së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.