Stamboll, 28 janar – Ministria turke e Mbrojtjes kumtoi sot se “në mënyrën më të fortë dhe pa rezerva” do të hakmerret ndaj çfarë do lloj sulmi në vendet vëzhguese turke në provincën siriane, Idlib, transmeton gazeta KOHA.
Forcat e qeverisë siriane kanë hyrë në qytetin Maaret al-Numan në pjesën jugore të provincës Idlib, që do të thotë përparim i rëndësishëm për presidentin e Sirisë, Bashar al Asad, i cili dëshiron ta kthejë plotësisht territorin i cili tash është nën kontrollin e kryengritësve.
Sipas Observatorit sirian joqeveritar për të Drejtat e Njeriut, luftimet po vazhdojnë midis forcave qeveritare dhe kryengritësve.(koha.mk)