Komisioneri i Lartë i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zejd Raad el Husejin, njoftoi se në sulmet ajrore dhe tokësore të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA-ja kundër Rakas, e cila ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, që nga fillimi i muajit qershor kanë humbur jetën 173 civilë.
Në një deklaratë me shkrim, Husejin vuri në dukje se forcat e koalicionit kanë intensifikuar sulmet tokësore dhe se si rezultat rreth 100 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar. Duke shprehur shqetësimin për gjendjen e civilëve në Raka, Husejin ftoi të gjitha palët për të mos futur në rrezik jetën e civilëve.
Duke thënë se “Civilët nuk duhet të sakrifikohen për një fitore të shpejtë ushtarake” Husejin njoftoi se në sulmet ajrore dhe tokësore të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA-ja kundër Rakas, e cila ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, që nga fillimi i muajit qershor kanë humbur jetën të paktën 173 civilë. Kurse sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë më 21 qershor kishte bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe të infrastrukturës civile në operacionet e zhvilluara për shpëtimin e Rakas nga organizata terroriste DEASH.