Gostivar, 9 janar – Reshjet e reja intensive të borës, të cilat sot e përfshinë edhe rajonin e Pollogut, në masë të konsiderueshme e ngadalësuan zhvillimin e komunikacionit, para së gjithash drejt Kodrës së Diellit, Strazhë dhe Mavrovës. Vështirësi në zhvillim shkaktuan edhe në rrugët e Tetovës dhe të Gostivarit.
Nga komuna e Gostivarit theksojnë se shërbimet e obligueshme dhe kompanitë kanë filluar me përgatitjet e nevojshme për përballjen me gjendjen e paralajmëruar meteorologjike dhe motin e ligë të përcjellë me reshje të mëdha të borës dhe temperatura të ulëta.
“Me qëllim të ndërmarrjes së aktiviteteve parandaluese në kohë reale për reduktimin e pasojave nga paqëndrueshmëria e paralajmëruar e moti, janë njoftuar udhëheqësitë e bashkësive lokale në territorin e komunës. Nëse është e nevojshme, krahas operarotorit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, do të angazhohen me kapacitet të plotë edhe ndërmarrjet publike dhe njësia e zjarrfikësve”, thonë nga komuna e Gostivarit.
Nga vetëqeverisja lokale e Gostivarit theksojnë se shtabi komunal i krizave do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Shtabin rajonal për menaxhimin e krizave.