Sipas informatave të fundit nga tre komisionet komunale zgjedhore në rajonin e Gostivarit deri në orën 11:00 në vendvotime kanë dalë mbi 5 për qind të votuesve të regjistruar.
Në Komunën e Gostivarit deri në orën 11:00 në votim kanë dalë 4.457 persona, përkatësisht 5,64 për qind.
Nga numri i përgjithshëm i votuesve në Mavrovë Rostushë – 9.672, në referendum janë deklaruar 524 qytetarë, përkatësisht 5,42 për qind.
Në komunën e Pollogut Vrapçisht deri në orën 11:00 kanë dalë 1.120, përkatësisht 4,40 për qind nga 25.454 qytetarëve me të drejtë vote.