Shteti kinez është i njohur për shumë gjëra të pazakonta, disa nga të cilat janë madhështore, por ata kanë edhe disa tradita shumë interesante që për pjesën tjetër të botës janë absurde, si kjo e të pasurit 3 të dashura njëkohësisht. Në jug të Kinës, ndodhet një qytet me emrin Dongguan, në të cilin të kesh vetëm një të dashur është e turpshme për këta banorë. Aty mund të konsiderohet thuajse si normë që banorët të kenë 3 të dashura në të njëjtën kohë.
Në Donguan raporti i femrave dhe i meshkujve është në disbalancë, përkatësisht 89 meshkuj për çdo 100 femra, dhe kjo konsiderohet si arsye për lidhjet e tyre në çift me mbi 1 të dashur. Ajo çka është më interesantja këtu është se të gjithë të dashurat janë në dijeni për njëra-tjetrën, dhe kjo nuk është aspak shqetësuese për to, dhe nuk merret si tradhti, sikurse në vendet tjera të botës.