Në zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe për këshillin e Qytetit të Shkupit, të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzojnë 461.321 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore në 675 vendvotime. Për funksioni kryetar i Qytetit të Shkupit lista kanë parashtruar tetë kandidatë edhe atë Gjorgji Todorov nga LKM, Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët, Vanço Shehtanski nga TMRO, Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE, Bekim Fazliu nga PDSH-ja, Maria Jones nga e Majta dhe Petre Shilegov nga LSDM-ja dhe Koalicioni. Janë parashtruar edhe nëntë lista për kandidatë për këshilltarë.
Në komunën e Aerodromit në Listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 65.910 qytetarë të cilët votën e tyre do ta japin në 87-të vendvotime. Kandidatë për kryetarë komune në këtë komunë janë Zllatko Marin nga LSDM-ja dhe Koalicioni dhe Ivica Konevski nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, ndërsa janë parashtruar edhe tre lista të kandidatëve për këshilltarë. Në Butel në 45 vendvotime në votim të drejtë kanë të dalin 33.275 votues. Kandidatë të tyre për kryetar në këtë komunë kanë LDM me Vllatko Damjanoski, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit është Darko Kostovski, i BESA-s Naser Curi, i PDSH-së Edmond Miftari, ndërsa i LSDM-së dhe Koalicionit Velimir Smilevski. Për këtë komunë janë parashtruar shtatë lista të kandidatëve për këshilltarë.
Në Komunën e Gazi Babës në 93 vendvotime duhet të votojnë 61.831 qytetarë. Kandidatë për kryetar komune janë Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, Zoran Tërpçevski nga e Majta dhe Boris Georgievski nga LSD-ja dhe Koalicioni. Janë parashtruar edhe katër lista të kandidatëve për këshilltarë. Në 50-të vendvotime me 37.797 votues do të votohet për kryetar komune të Gjorçe Petrovit. Kandidatë për kryetar komune janë Aleksandar Naumoski nga LSDM-ja dhe Koalicioni i Vllatko Misajllovskit nga VMRO-DPMNE dhe Koalcioni, Janë parashtruar edhe katër lista të kandidatëve për këshilltarë.
Në komunën e Karposhit në 72 vendvotime duhet të dalin 53.906 votues. Ata do të duhet të përcaktohen për një prej dy kandidatëve Stevço Jakimovskin nga GROM dhe Stefan Bogoev nga LSDM-ja dhe Koalicioni. Janë parashtruar edhe katër lista për kandidatë për këshilltarë. Dy kandidatë për kryetar komune ka edhe në Kisella Vodë, Filip Temellkovski nga LSDM-ja dhe Koalicioni dhe Johan Tarçullovski nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni. Për ata mund të votojnë 53.090 votues në 82 vendvotime. Në Kisella Vodë janë parashtruar dy lista për këshilltarë.
Në Saraj në 46 vendvotime për votim kanë të drejtë të dalin 30.942 votues të cilët do të duhen të zgjedhin mes kandidatëve për kryetar komune Blerim Bexhetin nga BDI-ja, Ekrem Alija nga Aleanca për Shqiptarët, Bashkim Bakiu nga BESA dhe Sefedin Aliu nga PDSH-ja. Për këtë komunë janë parashtruar edhe pesë lista me kandidatë për këshilltarë. Në komunën Qendrës ka 78 vendvotime, ndërsa në Listën Zgjedhore janë regjistruar 43,.505 qytetarë. LSDM-ja dhe Koalcioni për kandidatë për kryetar komune e propozuan Sasha Bagodanoviqin, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Dejan Jovanovskin, ndërsa e Majta Aleksandar Mitrov. Janë parashtruar edhe dy lista për kandidatë për këshilltarë.
Në Çair në 86 vendvotime të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzojnë 57.767 votues dhe të zgjedhin mes kandidatëve për kryetar komune Visar Ganiun nga BDI-ja, Isail Bojda nga LKM, Faruk Abdi nga Aleanca për Shqiptarët, Nermin Telovska nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, Zeqiria Ibrahimi nga BESA dhe Idriz Orana nga PDSH-ja. Për këtë komunë janë parashtruar tetë lista për kandidatë për këshilltarë. Në komunën e Shuto Orizarës sipas Listës Zgjedhore ka 23.298 votues të cilët duhet të votojnë në 36 vendvotime. Kandidatë për kryetar komune janë Xhelal Çajani nga BDI-ja, Muhamed Curi nga BESA, Faik Sadiki nga PDSH-ja, Elvis Bajaram nga Lidhja e Romëve të Maqedonisë dhe Kurto Dudush nga LSDM-ja dhe Koalicioni. Janë parashtruar edhe gjashtë lista për kandidatë për këshilltarë. Në zgjedhjet lokale në gjithsej 3.480 vendvotime për të votuar mund të dalin 1.814.644 votues të regjistruar në Listën Zgjedhore. Zgjedhjet zbatohen në 80-të komuna dhe Qytetin e Shkupit. Lista me kandidatë për kryetarë komunash dhe për këshilltarë kanë parashtruar 19-të parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë prej grupeve votuese.