Në qytetin e Manastirit zbulohen armë dhe municion

Manastir, 15 maj – Pushkë, revole dhe municion i ndryshëm është zbuluar sot në një shtëpi në qytetin e Manastirit, shkruan gazeta KOHA.

Sipas të dhënave zyrtare të MPB-së, pjesëtar të policisë sot kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit D.G, 34 vjeçar, nga Manastiri i dyshuar se ka kryer veprën penale armë mbajtje pa leje dhe material tjera shpërndarëse.

Gjatë kësaj bastisje, nga policia e Manastirit kanë informuar se është konfiskuar katër pushkë gjuetie, një revole, një pushkë ajrore, 55 plumba të kalibrit 9 mm, 77 plumba për municion gjuetie e materiale të ngjashme. (koha.mk)