Në qershor, SHBA-ja shënoi deficitin më të madh në histori

26

Qeveria e SHBA-së, e përballur me rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus dhe me pasojat ekonomike shkaku i pandemisë, ka njoftuar se në qershor ka shënuar deficitin më të madh në gjithë historinë e saj në vlerë prej 864 miliardë dollarësh. Ky deficit është më i madh edhe se ai vjetor që SHBA-ja ka regjistruar gjatë historisë së saj, ka njoftuar VOA.

Ky deficit ka ardhur pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë miratuar shumë të mëdha parash për programe humanitare në luftën kundër koronavirusit. Po ashtu, kësai i ka kontribuar shumë edhe rreth 40 milionë amerikanë që kanë humbur vendet e punës.

Deficiti i muajit qershor është më i madh për 126 miliardë dollarë krahasuar me atë të muajit prill, ku vendi u mbyll së tepërmi për shkak të COVID-19.

Pos kësaj, vendi po përballet edhe me rritjen e numrit të të infektuarve. Mesatarja ditore është 60 mijë të infektuar.

Deri më tash, në SHBA janë infektuar gati 3.5 milionë persona, kanë vdekur gati 140 mijë dhe janë shëruar mbi 1.5 milionë.

Comments are closed.