Një ekip nga Zyra e Avokatit të Popullit gjatë vizitës së jashtëzakonshme të paparalajmëruar më datën 4 të këtij muaji në Qendrën e pranimit për të huaj – Gazi Babë të MPB-së kanë konstatuar mbajtje kundërligjore të personave, të cilët nuk kanë qenë të evidentuar si të pranishëm dhe nuk u janë dhënë dokumente për mbajtjen e tyre.
“Bëhet fjalë për pesë shtetas të Sirisë të cilët kanë transituar nëpër Maqedoni nga Serbia drejt Greqisë, ndërsa janë kapur në Stacionin hekurudhor në Shkup me bileta autobusi për në Gjevgjeli dhe me qëllim që të kthehen në Greqi”, informuan në brifingun e sotëm me gazetarët nga Zyra e Avokatit të Popullit.
Katër prej tyre kanë poseduar dokumentacion për konfirmim të identitetit personal, si dhe dokument me të cilin dëshmohet hyrja e tyre paraprake në Greqi. Këta persona, siç informojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit, më 4 prill në orët e herëta të mëngjesit nga pjesëtarë të MPB-së janë dërguar në Qendrën e pranimit për të huaj dhe të mbyllur në hapësira pa madje iu shpjeguar arsyeja për mbajtjen e tyre, madje as të udhëzohen për të drejtat e tyre.
Sipas Avokatit të Popullit, mënyra e këtilla e veprimit të drejtuesit dhe personave zyrtarë në Qendër paraqet shkelje e ashpër e rregullativës ligjore dhe thekson në praktikë të mundshme tanimë të vendosur të mbajtjes kundërligjore dhe mosevidentim të personave në Qendër. Në mënyrë plotësuese shqetëson fakti, siç thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit, që drejtuesi dhe personat zyrtarë në Qendër kanë tentuar ta fshehin punën e këtillë joligjore me dhënie të informatave të rrejshme për gjendjen aktuale të personave të mbajtur.
Pas insistimit të ekipit nga Zyra e Avokatit të Popullit personat menjëherë janë liruar nga Qendra e pranimit për të huaj me urdhër me gojë.
“Qëllimi për shkak të së cilit vendosëm të informojmë për rastin e këtillë është që të parandalojmë dhe pengojmë që në të ardhmen përsëritje e veprimit të këtillë joligjor, si dhe alarmim deri te institucionet kompetente në shtet që ta rishqyrtojnë punën e Qendrës”, thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë.
Prej atje thonë se gjëja e vetme pozitive që e kanë konstatuar në Qendrën e pranimit për të huaj – Gazi Babë është përmirësimi i kushteve materiale dhe ajo që në Qendër tanimë nuk mbahen gra dhe fëmijë.