Shkup, 19 janar – Në kovid qendrat në spitalet në vend në 24 orët e fundit është paraqitur se po mjekohen 359 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshimtë në koronavirus të cilët po mjekohen edhe në repartet infektive në kryeqytet edhe në spitalet nëpër vend është 620, ndërsa ka 621 krevate të lira spitalore në qendrat për kovid, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Pas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 34 pacientë, 27 pacientë janë trajtuar në spitalin e Shtipit. Në repartin infektiv në Tetovë ka 22 pacientë, 30 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, dhe 54 pacientë në Kumanovë janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj KOVID 19.
Në kovid qendrën në Ohër dhe Prilep ka nga 40 pacientë, në Gostivar 16, ndërsa në Strugë 13. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 27 pacientë, në Kocani tre, në Kërçovë 13, Kavadar 22, në Gjevgjeli shtatë persona, dhe në Dibër 11 pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona. orë, sipas pranimeve dhe shkarkimeve të pacientëve.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë ndaj virusit korona të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 620 dhe ka rreth 621 shtretër spitalorë të zbrazët në qendrat kovide. Gjatë ditës, bëhen shkarkime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë”, theksojnë autoritetet shëndetësore.
Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka një pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme departamentet do të zgjerohen më tej.