Shkup, 14 janar – Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 36 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirusin. Gjithsej 306 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur 12 pranime, në qendrat kovid në SPQ “8 Shtatori” 15 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive nëntë pacientë gjatë ditës së djeshme.
Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 36 pacientë të shëruar.
Në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid trajtohen 17 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 20 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 19 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 15 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syve gjashtë pacientë, ndërsa në ORL 16 të sëmurë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë 23 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 92 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 76 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 22 pacientë.
Gjithsej 206 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në mëngjesin e sotëm deri në orën 8 ka pasur 122 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit, qëndron në kumtesë.