Shkup, 15 janar – Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 14 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirusin. Gjithsej 300 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në klinikat interne nuk ka pasur pranime. Ndërsa në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur shtatë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive gjashtë pacientë. Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 19 pacientë të shëruar.
Për momentin, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid trajtohen 16 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 19 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 17 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 12 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syve gjashtë pacientë, ndërsa në ORL 16 të sëmurë. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 95 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 77 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 20 pacientë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në mëngjesin e sotëm deri në orën 8 ka pasur 146 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit.