Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 14 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirusin, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku sqarojnë se gjithsej 280 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur pesë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive tre pacientë.
Gjatë ditës së fundit në shtëpi janë lëshuar 29 pacientë të shëruar, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Për momentin sipas të dhënave të fundit të publikuara nga MSH në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid trajtohen 14 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 20 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 12 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 14 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syve tre pacientë, ndërsa në ORL 11 të sëmurë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë 21 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 88 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 78 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 18 pacientë.
Gjithsej 287 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në mëngjesin e sotëm deri në orën 8 ka pasur 179 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë.
Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit, qëndron në kumtesë.