Shkup, 17 janar – Ministria e Punëve të Brendshme shqiptoi 72 masa në aksionet kontrolluese në sferën e komunikacionit të realizuara dje në territorin e Komunës Qendër.
MPB njoftoi se 72 vozitës janë dënuar, në mesin e të cilëve nëntë për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë për vetura të paregjistruara, tetë sanksione për përdorim të celularit.
Janë shqiptuar edhe katër masa për vetura teknikisht jo në rregull në transportin publik dhe nëntë sanksione për vetura të regjistruara në mënyrë të parregullt.
Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion.