Shkup, 19 shkurt – Pas raportit të stacionit policor “Qendër”, në të cilin qëndron se numri i vjedhjeve nëpër territor rritet, këshilltarët e kësaj komune bashkë me përfaqësues të stacionit policor kanë ardh në përfundim se nevojitet të rritet siguria e qytetarëve, informon Koha.
Duke pasur parasysh se në këtë territor jetojnë rreth 46 mijë qytetarë, ndërsa brenda ditës frekuentojnë 250-300 mijë qytetarë,hapi i tillë është i patjetërsueshëm.
Këshilltarët e Qendrës kanë kërkuar kthimin e policëve të cilët do të patrullojnë me biçikleta nëpër komunë, dhe vlerësojnë se ky është hapi i duhur për të rritur sigurinë e qytetarëve. Biçikletat që do ti shfrytëzon policia janë të siguruara nëpërmjet donacioneve, ndërsa nga Komuna Qendër thonë se për rritjen e sigurisë në Qendër po punohet edhe në ndriçimin e më shumë lokacioneve.