Në PTHP ende zgjat dëgjimi i Stefanovas

Shkup, 13 gusht – Më shumë se tre orë në Prokurorinë për krim të organizuar zgjat dëgjimi i prokurores së PSP-së Lile Stefanova në lidhje me rastin “Reket”.

Tani për tani nuk ka informata zyrtare se deri kur do të zgjasë dëgjimi i Stefanovas dhe nëse ajo do të japë deklarata për gazetarët të cilët presin para prokurorisë. Dëgjimin do ta udhëheq prokurorja Ivana Trajçeva, në mungesë të shefes së Prokurorisë për krim të organizuar Villma Ruskoska e cila është në pushim.

Lile Stefanova është prokurore kompetente për lëndën “Perandoria” në të cilën i akuzuar është biznesmeni Jordan Kamçev, njëri nga aktorët edhe në rastin “Reket”.

Ajo dhe shefja e saj në PSP Katica Janeva ishin përmendur në bisedat e incizuara dhe videot që i publikoi edicioni në internet i gazetës italiane “La Verita”, ndërsa në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Prokurorja Stefanova pas publikimit të videos në të cilën ishte përmendur nga Kamçev, në deklaratë të shkruar për mediat i mohon pohimet e tij, duke i vlerësuar si përpjekje ta diskreditojë si prokuror.

“Tërësisht është e pavërtetë sjellja e të dyshuarit Jordan Kamçev në incizimin e publikuar në të cilën ka lejuar ta përdorë emrin tim. Mendoj se qëllimi i kësaj deklarate është të më diskreditojë si prokuror, e cila e udhëheq procedurën kundër tij, veçanërisht që e ka incizuar bisedën me personin Bojan Jovanovski”, citoi Stefanova.

Ajo shprehu gatishmëri të bashkëpunojë me Prokurorinë për krim të organizuar që kompletisht të zbardhet tërë rasti “Reket”.

Nga PP tani për tani nuk zbulojnë nëse dhe kur do të thirret edhe prokurorja speciale publike Janeva.

Dje, sërish në Prokurorinë publike ishte thirrur për rastin “Reket” dha deklaratë prokurorja Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Speciale Publike.

Josifovska paraprakisht konfirmoi se ajo e ka nënshkruar mendimin pozitiv për kthim të pasaportës së të dyshuarit në “Perandorija”, Orce Kamçev, por sqaroi se vendimi ishte i Janevës dhe se ajo si zëvendëse e saj ishte e obliguar që ta nënshkruajë, sepse e zëvendësonte derisa ishte për pushime.

Hetimin për “Reket” në Prokurorinë Publike e udhëheq shefja e krimit të organizuar Vilma Ruskoska.