Protesta antiqeveritare që filloi në ora 11 në Tiranë, megjithatë nuk kaloi qetë, siç u zhvilluar në tre orët e para.
Prej disa minutash turma e protestuesve është stacionuar para ndërtesës së Parlamentit, sipas thirrjes së bërë nga udhëheqësit e opozitës.
Ndërkohë tashmë sapo ka ndërhyrë edhe policia, që ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e grumbulluar para Parlamentit. Kjo pasi protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor të vendosur në hyrje të godinës.
Aktualisht protestuesit janë shpërndarë në rrugët rreth e qark parlamentit, për të shmangur efektin e gazit lotsjellës. Nuk mungojnë as grupe të rinjsh që tentojnë të shembin barrierat rrethuese të godinës dhe të hedhin me gurë në drejtim të parlamentit.
Ndërkohë edhe dy makina ujë-hedhëse, por edhe blinda të policisë, kanë lëvizur nga kryeministria, për të forcuar prezencën para parlamentit.
Opozita kërkoi leje që protesta të zgjat 48 orë, por policia e hodhi poshtë kërkesën e këtillë.
Në këtë protestë më masive deri më tani, sipas opozitës, është paralajmëruar se “shkruan histori” nuk munguan brohoritjet “Rama ik”, “Rama kriminel” si dhe parullat, në të cilat Rama identifikohet me Maduron dhe Çavezin. (koha.mk)