Minsk, 30 nëntor – Pjesëtarët e policisë bjelloruse kanë arrestuar 313 persona gjatë protestave të djeshme, informoi zëdhënësja e Ministrisë bjelloruse e Punëve të Brendshme, Olga Çemodanova.
“Gjithsej 313 persona janë në paraburgim deri në fund të seancave gjyqësore për shkeljen e ligjit në ngjarjet e djeshme masive”, ka shkruar Çemodanova. në rrjetin social Telegram dhe shtoi se në vijim janë hetimet për rezistencë të nëpunësve policorë dhe pengimin në trafik.
Ministria gjithashtu konfirmoi përdorim të mjeteve speciale kundër protestuesve.
Protestat masive në Bjellorusi zgjasin tashmë disa muaj për shkak të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht.
Çdo javë protestat më të mëdha po mbahen në Minks dhe në disa qytete të tjera.