Në protestat në Bjellorusi arrestohen 442 njerëz

10

Minsk, 21 shtator – Ministria bjelloruse e Punëve të Brendshme  kumtoi se gjatë protestave të djeshme në vend janë arrestuar 442 persona për shkelje të ligjit,  prej të cilëve 266 në Minsk.

Në kumtesë citohet se 330 persona ishin në paraburgim para seancës gjyqësore për procedurë shkelëse.

Protestat në Bjellorusi shpërthyen pas zgjehdjeve presidenciale më 8 gusht, në të cilat presidenti aktual Aleksandar Lukashenko  fitoi  më shumë se 80 për qind të votave, sipas të dhënave zyrtare.

Opozita pohoi se zgjedhjet ishin  ishin të parregullta dhe kërkon dorëheqje të Lukashenkos.

Mijëra njerëz janë arrestuar në mbarë vendin deri tani gjatë demonstratave.

Comments are closed.