Shkup, 19 korrik – Ministria e Drejtësisë e publikoi Propozim-ligjin e ri për Prokurorinë publike, në të cilin, siç cekin në kumtesë, bashkohen kapacitetet ekzistuese të PSP-së dhe Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në “Prokurori publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë”.
Kompetencat e të dy prokurorive ekzistuese publike, sqarojnë, kalojnë në Prokurorinë e re të formuar publike, e cila vazhdon t’i udhëheqë procedurat e filluara në fazën në të cilën janë ndërmarrë. Njëherit, sigurohet vazhdimësi në funksionim: prokurorët dhe hetuesit të cilët kanë punuar deri më tani, do të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre në këtë prokurori.
Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë kompetente për format më të ndërlikuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, i njohur si korrupsion i jakave të bardha. Kështu janë definuar edhe kompetencat e saj si bashkim nga kompetencat e dy prokurorive ekzistuese publike.
Garanca kyçe është pavarësia financiare që paraqet shtyllën themelore dhe parakusht për pavarësi të çdo institucioni, e madje edhe të Prokurorisë publike.
“lartësia e mjeteve për punë të kësaj Prokurorie konstatohet në bazë të propozim buxhetit dhe planit financiar të shefit të kësaj Prokurorie publike, i cili e parashtron tek Prokurori publik i RMV-së dhe Ministria e Financave. Këtë propozim, shefi i prokurorisë e përgatitë duke e marrë parasysh buxhetin për vitin paraprak në konsultim me Prokurorin publik të RMV-së, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe shtohet se Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin e propozuar financiar dhe janë të obliguara të sigurojnë mjete financiare për punë të papengueshme. Gjithashtu, kjo prokurori mund të parashtrojë edhe kërkesa shtesë për financim për aktivitete të shtuara të punës.
Rroga e shefit të kësaj Prokurorie publike caktohet në shumë prej pesë për qind rrogë më e vogël se e prokurorit publik të RMV-së, ndërsa rroga e prokurorëve publik në këtë prokurori është në vlerë të rrogës së shefit të udhëheqësit të prokurorisë së lartë publike.
“Propozojmë edhe shtesa të prokurorëve publik për kushtet e posaçme për punë për ekzistim të rrezikut të lartë dhe për besueshmëri, si dhe për shtesa të rrogës për hetuesit, si një nga hallkat më të rëndësishme për zbatim të suksesshëm të procedurave penale”, qëndron në kumtesë.
Me ligjin është përforcuar edhe pavarësia personale e prokurorëve publik dhe është paraparë garancë në pajtim të së cilës prokurorët publik nga kjo prokurori publike nuk mund të jenë udhëzohen përkohësisht ta kryejnë funksionin e prokurorisë publike në prokurori të tjera publike.
“Garancë e rëndësishme është se Prokurori publik i RMV-së, pa pajtueshmëri të Prokurorit publik të Prokurorisë publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, nuk mund të ndërmarrë ndjekje penale apo ushtrim të punëve të caktuara për të cilat është kompetente kjo prokurori, e as ndërkaq të autorizojë ndonjë Prokurori tjetër publike të zhvillojë procedura për lëndë për të cilat është kompetente kjo Prokurori publike”, ceket në kumtesë, në të cilën shtohet se nga kjo rregull, ekziston vetëm një përjashtim, e ai është – nëse gjatë mbikëqyrjes konstatohet se funksioni i prokurorit publik nuk kryhet në pajtim me afatet e caktuara me Ligjin për procedurën penale.
Garanci e konsiderueshme në vendosjen e kësaj Prokurorie Publike është dispozita në pajtim me të cilën Prokurori publik në mënyrë të pavarur do të kërkojë ndihmë juridike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për çështje që janë nën kompetencë të tij, ndërsa jo procedura të udhëhiqet përmes prokurorisë së lartë.
Lidhur me funksionimin e kësaj prokurorie, siç theksohet në kumtesë, është e rëndësishme dispozita se Prokurori publik i kësaj prokurorie jep propuzim për numrin e prokurorëve publikë të kësaj prokurorie edhe atë varësisht nevojave, ndërlikueshmërisë dhe vëllimit të punës. Gjithsesi, vendimin final për këtë e sjellë Këshillit i Prokurorëve Publikë.
Duke e pasur parasysh ndërlikueshmërinë e gjërave të cilat i kryen prokuroria, me propozimin janë paraparë garanci për drejtuesit e prokurorisë, pas përfundimit të mandatit të tij.
“Garanci në ligj janë paraparë edhe lidhur me procedurën e shkarkimit të Prokurorit publik të kësaj Prokurorie Publike që të shmangen të gjitha ndikimet e mundshme në punën e tij. Vendosëm dispozitë në pajtim me të cilën, njeriu i parë i kësaj Prokurorie Publike mund të shkarkohet vetëm me shumicë prej dy të tretash prej numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë”, sqarohet në kumtesë.
Me dispozitat kalimtare, është paraparë ligji të fillojë të zbatohet më 15 shtator.
“PPS-ja ekzistuese dhe Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit bashkohen në Prokurorinë Publike të re për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion të lartë. Me atë, kompetencat e dy prokurorive publike ekzistuese kalojnë në Prokurorinë Publike të sapoformuar, e cila vazhdon t’i udhëheqë procedurat e filluara në fazën në të cilën janë ndërmarrë”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Në këtë ligj, sigurohet vazhdimësia e funksionimit, gjegjësisht prokurorët dhe hetuesit të cilët kanë punuar deri më tani do të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre.
Dispozitat kalimtare të këtij ligji i zgjidhin edhe çështjet për prokurorët publikë ekzistues. Shefi dhe prokurorët publikë në Prokurorinë Publike Themelore për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit vazhdojnë ta kryejnë funksionin e tyre në Prokurorinë Publike të sapoformuar deri në përfundimin e mandatit.
Sipas propozimit, gjithashtu edhe prokurorët publikë në PPS-në ekzistuese vazhdojnë ta kryejnë funksionin e tyre si prokurorë publikë në prokurorinë publike të sapoformuar.
“Të punësuarit ekzistues dhe hetuesit në prokuroritë ekzistuese kalojnë në prokurorinë e sapoformuar si edhe arkivi, mjetet materiale dhe pajisjet”, qëndron në propozimin e Ministrisë së Drejtësisë.(koha.mk)