Në pronësi një nga 5 agjencitë më të fuqishme në botë, menaxheri tetovar nën hetim

4

Agjenti i futbollit Fali Ramadani është vënë nën hetim nga Gjykata Kombëtare në Madrid  pasi akuzohet për pastrim të shumave të mëdha parash.

Duke iu referuar mediave të huaja, Top Channel, përcjellë gazeta Koha, mëson se Fali Ramadani pastrimin me miliona euro e filloi jashtë Spanjës, por me shtrirjen e aktivitetit të tij brenda këtij shteti, ndaj tij nisi një hetim nga “Guardia Civile” në Majorca.

Ramadani, i ashtuquajturi super agjent, ka një rezidencë luksoze në Calvia. Të martën e javës së kaluar u bë një kontroll gjashtë orësh në pronën  e tij.  Në këtë aksion u përfshinë  Skuadrat kundër krimit të organizuar të Guardias spanjolle si dhe agjentë të  hetimit financiare, siç është “Agjencia e Taksave”; apo “Europol” që  po punon ngushtë me “Guardia Civile”.

Biznesmenë të ndryshëm dhe ish-futbollistë thuhet se po hetohen gjithashtu, me dyshimet për pastrim parash të përqendruar në vendet e Evropës Lindore.

Me origjinë nga Tetova, Ramadani ka agjencinë “Lian Sports” me qendër në Berlin dhe vlerësohet të jetë e pesta agjenci  më e vlefshëm në botën  kushtuar vetëm futbollit. Ai përfaqëson një numër futbollistësh nga vendet në Ballkan si dhe ka pëlqimin e Kalidou Koulibaly, i cili luan për Napoli.

Comments are closed.