Shkup, 27 dhjetor – Në Prokurorinë publike sot kanë arritur gjithsej 66 kërkesa për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, të dorëzuara në pajtim me Ligjin për amnisti nga ana e Gjykatës themelore Shkupi 1 Shkup.
Siç kumtuan nga PP-ja, në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë arritur 29 kërkesa, nga të cilët deri në këtë moment është dhënë mendim pozitiv për 12-të.
“Në Prokurorinë themelore publike Shkup kanë arritur 37 kërkesa për amnisti. Kërkesat e parashtruara janë dorëzuar deri tek prokurorët kompetentë të cilët kanë vepruar sipas lëndëve. Pas shqyrtimeve të tyre, do të dorëzohet mendim adekuat deri tek gjykata”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.