Në procesin euro-integrues nevojitet kyçja e kapaciteteve të të gjithë shoqërisë

Shkup, 4 qershor  – Secili njeri është i rëndësishëm, ndërsa në fushën e integrimeve në BE kjo është më e rëndësishme për një shtet me dy milionë njerëz në letër. Qeveria duhet të ndërtojë kapacitete më të mëdha në institucione, por të vetëm në këtë proces nuk jemi të mjaftueshme dhe të vetëm nuk mund të gjejmë kapacitete të nevojshme që rruga euroatlantike të jetë e suksesshme. Për këtë arsye Qeveria do të jetë jo vetëm e hapur, por dhe shumë ambicioze në pritjet, së bashku me sektorin joqeveritar dhe me komunitetin akademik, me ekspertët, për të përdorur të gjitha njohuritë të cilët i posedojmë si shtet.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja e Qeverisë dhe ministrja për Mbrojtje, Radmilla Shekerinska në tryezën e sotme të rrumbullakët “Krijimi i politikave publike në perspektivën e integrimit evropian”.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk ka shkop magjikë, kod hakerash që mund të na sjellë në fillimin e negociatave dhe negociata të suksesshme. Edhe ato shkurtesa gjatë udhëtimin nuk janë opsion për ne. Duhet të kalojmë rrugën nëse duam ta kompensojmë kohën e humbur. Sfidat e gjeneratës tonë të mos jenë sfida të njëjta të cilët vijnë dhe për atë arsye t’i hapim kapitujt evropianë, ndërsa disa kapituj të polarizimit, të ndarjeve, konflikteve, të mosndëshkimit, të mediave të robëruara, përfundimisht t’ju japim fund”, tha Shekerinska.

Si Qeveria, shtoi, jemi të fokusuar jo në atë të ankohemi për 11 vitet e kaluara, por në atë çfarë është e mundur të bëjë Maqedonia në periudhë relativisht të shkurt për tu treguar dhe për të arritur sukses, thotë, se në Maqedoni ekziston kapacitet, ekziston vullnet politik dhe pjekuri shoqërore, se vendit i nevojiten reforma dhe atë me karakter evropian, ndërsa atë e konfirmojnë edhe vlerësimet në Raportin e KE-së me rekomandim të pastër, si dhe pritjet në qershor-korrik të marrim datë për fillimin e bisedimeve dhe ftesë për anëtarësim në NATO.

Euro-ambasadori Samuel Zhbogar në lidhje me krijimin e politikave publike në procesin integrues theksoi se aty duhet të kyçen të gjitha palët e prekura nga sfera e politikës dhe shoqërisë, për të arritur qëllimin e përbashkët. Ai shprehu shpresë që së shpejti edhe opozita do të kyçet në këtë proces dhe se ajo është në një vijë me zotimet e saj për agjendën e reformave evropiane ku kyçe janë reformat në administratë për çfarë, shtoi se tanimë janë sjellë dokumente strategjike.

“Komisioni Evropian tani ka konstatuar se gjithçka çfarë nevojitej është plotësuar nga ana e shtetit, se regresi tani është ndërprerë dhe se kushtet të cilat ishin të vendosura për rekomandimin e kaluar për hapje të bisedimeve tani janë zbatuar dhe pikërisht për atë është fituar rekomandim i pastër për hapjen e bisedimeve me vendin, pasi që të vendoset ajo nga ana e ministrave të vendeve anëtare të BE-së në fund të qershorit, sepse ajo do të stimulojë reformat dhe t’ju ndihmojë reformave të vazhdojnë para”, tha Zhbogar.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski theksoi se në pjesën e fillimit të bisedimeve, kanë problem me potencialin e kuadrove në institucionet, sepse, thotë, kanë mungesë serioze të kuadrove profesionalë dhe për atë nevojiten punësime të reja.

“Së bashku me Ministrinë e Financave dhe me zyrën e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane punojmë në disa modele të cilët do të mundësojnë motivimin e kuadrove të lartë profesionalë të cilët mund të kyçen në institucione të sektorit privat, sektorit joqeveritar etj. Por nuk do të kemi sukses vetëm ashtu, për atë shpresojë se bisedojmë për periudhë shumë të shkurt ku Maqedonia do të fillojë të hap bisedime dhe ne nuk do të kemi mundësi në përputhje me zgjidhjet ligjore për të plotësuar të gjitha vendet e lira, dhe për atë do të na duhet model për partneritet me OJQ, me sektorin qytetar për Maqedoni të mund në periudhë më të shpejtë dhe më cilësore të kalojë rrugën e bisedimeve që nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha Mançevski.

Tryeza e rrumbullakët është organizuar nga Fondacioni Instituti i Shoqërisë së Hapur Maqedoni dhe Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane përfaqësues i së cilës janë zotuar për dialog të strukturuar me institucionet, por edhe për punë me qytetarët me qëllim për të kuptuar procesin integrues dhe përfitimet.