Ligj të ri për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante të shtetit ose “punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara”, i cili duhet të mundësojë që të drejtë kompensimi nga shteti të realizojnë edhe rreth 1.600 punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara, ka shqyrtuar sot Komisioni i Kuvendit për punë dhe politikë sociale.
Këta qytetarë kanë aplikuar për realizimin e së drejtës në bazë të ligjeve, të cilët për atë dedikim janë miratuar paraprakisht, por, nuk e kanë marrë, pasi edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet tjera, nuk e kanë plotësuar kushtin që gjatë privatizimit të ndërmarrjes prej ku ata kanë dalë, ajo nuk e ka ndryshuar numrin amë.
Me ligjin e ri mundësohet sigurim material të personave të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në bazë të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, në periudhën prej 1 janarit 1993 deri 30 qershor të vitit 2019 në ndërmarrje me pronësi dominante të shtetit ose pas privatizimit të tyre, nëse nuk e kanë ndryshuar numrin e vetëm amë të subjektit
Materialisht do të sigurohen personat të cilët me vendimet paraprake ligjore kanë pasur moshë më pak se 52 vjeç për grua, respektivisht 55 vjeç për burrë, si dhe personat të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në periudhën prej 1 janarit 1993 deri 30 qershor të vitit 2019.