Shkup, 22 qershor – Në procedurë qeveritare janë ndryshimet e ligjit për mbrojtje të fëmijëve, me të cilat mes tjerash parashihet që fëmijët me pengesa të kenë të drejtë prioritare gjatë regjistrimit në kopshtet publike të fëmijëve, si dhe rritje të kompensimeve në të holla për të drejtën e shtesës së posaçme për 15 për qind, lirim nga participimi i fëmijëve me pengesa prej moshës 26-vjeçare, si dhe ulje të kufirit të moshës për shfrytëzim të kompensimit të përhershëm në 60 vite për gra, përkatësisht 62 vjeç për burra për ata prindër të cilët kanë fëmijë me pengesa dhe të cilët deri në moshën 26-vjeçare nuk i kanë vendosur në ndonjë institucion.
Këtë sot e kumtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska në ngjarjen për promovimin e programit të përbashkët për inkluzion të personave me pengesa, si dhe prezantimin e rezultateve kyçe nga Analiza e gjendjes së të drejtave të personave me pengesa në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për inkluzion të tregut të hapur të punës, siç informoi ministrja, në fazë është përgatitja e ligjit të ri për punësim të personave me pengesa që do t’i prezantohet opinionit më të gjerë për çka do të organizohen debate të gjera dhe do të përfshihen të gjithë. Ndërkohë personat me pengesa do të vazhdojnë të kenë mundësi të përfshihen në programet dhe masat aktive për punësim të cilat zbatohen nga ana e Agjencisë për punësim.
Në procedurë qeveritare, siç tha Trençevska, është plani i tretë i aksionit për deinstitucionalizim, ndërkaq po intensifikohet edhe procesi i zhvendosjes së shfrytëzuesve nga institucionet sociale. Ajo theksoi se pothuajse 65 për qind e shfrytëzuesve në entin e posaçëm në Demir Kapi janë zhvendosur përmes shërbimeve të tilla sociale në shtëpitë përkatësisht jetesë me mbështetje tek ofruesit publik dhe privat të shërbimeve sociale.
Ministrja informoi se po përgatitet edhe projekt për rikonstruim të hollësishëm dhe modernizim të Entit Shkup, përkatësisht Fushë Tophanë, i cili është paramenduar të jetë Qendër për shërbime sociale, Sa i përket shërbimeve sociale në bashkësi, për momentin funksionojnë 36 qendra ditore për fëmijë dhe persona me pengesa në tërë territorin e Republikës.
Aktet nënligjore në këtë pjesë, tha Trençevska, janë në fazë përfundimtare, përkatësisht ndryshime janë bërë në pjesën e shërbimeve, ndërsa në fazë është harmonizimi edhe i akteve nënligjore në pjesën e vlerësimit funksional, Pesë komisione, tha ajo, janë tërësisht të ekipuara dhe të pajisura, të tjerat janë në fazë përfundimtare dhe me vendosje të Klasifikimit ndërkombëtar të funskionimit (KNF), do të lehtësohet vendosja e regjistrit të personave me pengesa.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, jeton Shaqiri e ceki nevojën për sendërtim të procesit të inkluzionit të personave me pengesa, e tëra me qëllim që të gjithë t’i marrin mundësitë e njejta në arsim.
“Në vitet e fundit ka përparim të madh në inkluzionin e nxënësve me pengesa, por edhe pse kemi bërë një sërë aktivitetesh për përfshirje të fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore, megjithatë duhet të punohet akoma më shumë në këtë fushë”, konsideron Shaqiri.
Ai informoi se po rritet numri i nxënësve ,e pengesa në shkollat fillore të cilët janë pranuar, përkatësisht në krahasim me vitin 2019-2020 ai numër është rritur për 4,5 për qind. Ky numër, sipas tij, nuk është maksimumi i cili duhet të arrihet.
“Me ribalancin e Buxhetit këtë vit janë siguruar plus 250 të punësuar të rinj të cilët do të jenë për fëmijët me pengesa. E tërë kjo me qëllim të rritjes së inkluzionit në arsim, MASH-i punon në dy programe me Delegacionin evropian – me të parin 12 objekte arsimore, përkatësisht katër në arsimin fillor, katër në atë të mesëm dhe katër në arsimin e lartë, do të rikonstruohen dhe do të kenë akcese drejt hapësirave me mjete nga BE-ja”, informoi Shaqiri.