Shkup, 29 dhjetor -Si asnjëherë më parë Tirana zyrtare po bën përpjekje intensive për të unifikuar faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thirrur të enjten në orët e pas ditës në një takim të dytë liderët e partive politike shqiptare, që kanë fituar mandate deputetësh në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit. Gazeta KOHA merr vesh se të enjten nga Aleanca për shqiptarët për në Tiranë ka udhëtuar kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, ndërsa nga Lëvizja BESA në takim me kryeministrin Rama ka qenë kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami. Ndërkohë, po të enjten është pritur të takohet me kryeministrin Rama edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Këto takime janë mbajtur larg syve të publikut, ndërsa nuk ka informacione nëse kryeministri Edi Rama ka takuar të tre liderët së bashku, përveç asaj që i ka takuar veç e veç. Jo zyrtarisht flitet se kryeministri Edi Rama liderëve politik shqiptar do t’u dorëzojë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.