Prishtinë, 21 qershor – Të premten në Prishtinë, u promovua libri “Bllaca – dhimbja e lirisë” nga gazetari dhe publicisti, Emin Azemi, raporton gazeta KOHA.
Libri i Azemit është një përmbledhje shkrimesh nga koha e luftës së Kosovës, atëherë kur ai – si gazetar dhe botues i gazetës së vetme në gjuhën shqipe “Fakti” që dilte në Shkup, i ka përcjellë vuajtjet e refugjatëve kosovarë në kampin e Bllacës, si dhe krejt zhvillimet politike dhe ushtarake rreth Kosovës.
Për librin e Emin Azemit gjatë promovimit kanë folur gazetarë dhe publicistë nga Prishtina dhe Shkupi, të cilët e kanë vlerësuar si një vepër kapitalë për historiografinë shqiptare. (Koha.mk)