Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, sot është hapur solemnisht Zyra e Sekretariatit për shënimin e Vitit mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në këtë rast ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ministri Gashi tha se hapja e Zyrës së Sekretariatit u bë në kuadër të përgatitjeve që po bënë Qeveria e Republikës së Kosovës për shënimin e Vitit mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. “Zyra e Sekretariatit do të ketë rolin e koordinimit dhe organizimit të të gjitha aktiviteteve, të cilat do të zhvillohen me rastin e shënimit të Vitit mbarëkombëtar” tha ndër të tjera ministri Kujtim Gashi.
Ai po ashtu njoftoi se Këshilli Organizativ së shpejti do të bëjë publike agjendën shtetërore ,në të cilën do të jenë të përfshira të dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.