Në Prishtinë janë arrestuar një shqiptare dhe një turk për trafikim me organe njerëzore

Prishtinë, 18 korrik – Në Prishtinë janë arrestuar dy persona për trafikim të kundërligjshëm me organe njerëzore dhe qeliza si dhe transplantim ilegal të organeve, kumtoi sot policia e Kosovës, transmeton gazeta “Koha” e Prishtinës.

Sipas kumtesës së policisë, janë arrestuar një grua nga Shqipëria dhe një shtetas i Shqipërisë.

Policia e Kosovës potencon se kundër atyre është hapur procedurë e rregullt kriminalistike.

“Është denoncuar se në hetimin e Njësisë kriminalistike janë arrestuar të dy dyshuar, një shtetas turk dhe një shqiptar, të cilët akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme kanë trafikuar organe njerëzore dhe kanë kryer transplantim ilegal. Me urdhër të prokurorit kundër tyre është filluar procedurë e rregullt “, thuhet në kumtesën e policisë.