Prishtinë, 23 tetor – Policia e Kosovës sot njoftoi se ka arrestuar një person të komunitetit serb, të dyshuar për krime të luftës ndaj popullatës civile në luftën në Kosovë 1998-1999, njofton gazeta KOHA.
Në kumtesën e policisë thuhet se arrestimi është kryer në një nga lagjet prishtinase dhe se i arrestuari, i identifikuar me inicialet N.A., dyshohet për vepër të kryer më 21 maj 1999 në Prishtinë.
Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë speciale në Kosovë, e cila ka parashtruar kërkesë për përcaktimin e masës paraburgim për të dyshuarin.(koha.mk)