Sot në Prishtinë është arrestuar e dyshimta për përfshirje në një vrasje që kohë më parë kishte ndodhur jashtë Kosove, kanë burime të Policisë së Kosovës për KTV.
“Mund të konfirmojmë se, sot në Prishtinë pas veprimeve operacionale të njësiteve relevante policore, është arrestuar një femër e cila dyshohet se ishte e përfshirë në një rast penal i cili ka ndodhur kohë më parë jashtë Kosovës. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme lidhur me rastin, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente”, kanë thënë këto burime.
KTV merr vesh se e arrestuara është Suzana Zogiani. Policia franceze kishte thënë e dyshuara kryesore për vrasje është bashkëshortja e të ndjerit që, thuhej nga zyrtarë policorë francezë, ishte kthyer në Kosovë.