TSMC është duke bërë përgatitjet e fundit për fillimin e prodhimit masiv të çipave A11 për modelet e reja të iPhone. Kompania nga Tajvani planifikon që prodhimin ta nisë në muajin prill, ndërsa deri në qershor pritet të prodhojë 50 milionë çipa. Çipat A11, të prodhuar nga ana e kompanisë TSMC, do të vendosen në telefonat e ri iPhone 8 dhe iPhone 7s. Çipat do të jenë të bazuar në procesin 10nm FinFET,i cili përdoret edhe te Samsung Exynos 8895 SoC dhe Qualcomm Snapdragon 835.