Në Maqedoni në prill të këtij viti janë lëshuar 259 leje për ndërtim, që është për 13,6 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 3.585.751.000 denarë që është për 18,8 për qind më shumë në krahasim me prillin e vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtim 159 (61,4 për qind) janë të dedikuara për objekte të ndërtimit të lartë, 50 (19,3 për qind) të ndërtimit të ulët dhe 50 (19,3 për qind) për objekte për rikonstruksion. Nga gjithsej 259 objekte, 154 (59,5 për qind) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 105 (40,5 për qind) investitorë janë subjekte afariste. Në periudhën e raportimit është parashikuar ndërtim i 919 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 70,571 metër katror.