Shkup, 11 qershor – Çmimet importuese nga reparti Koks dhe prodhimeve të rafinuara të naftës në prill të këtij viti janë më të larta për 6,5 për qind në nivel mujor dhe për 9,6 për qind në nivel vjetor.
Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë, çmimet e benzinës për motor janë më të larta për 6,2 për qind në nivel mujor dhe për 3,9 për qind në nivel vjetor. Te dizeli, në nivel mujor çmimet janë më të larta për 7,5, ndërsa në nivel vjetor për 19,4 për qind.
Te kerozina rritja e çmimit në nivel mujor është pesë për qind, ndërsa në nivel vjetor 2,1 për qind, ndërsa te propan butani, gjegjësisht TNG lënda djegëse ka rënie të çmimit për 0,3 për qind në nivel mujor dhe për 4,5 për qind në nivel vjetor.