Pas nëntë vjetësh ndërtimi, në maj ose qershor në Kinë do të hapet ura Hong Kong – Zhuhai – Macau. Bëhet fjalë për një projekt të vërtetë mega. Me një gjatësi totale prej 55 kilometrash, kjo është ura më e gjatë që shtrihet nëpër ujë.
E ndërtuar në formën e shkronjës “Y”, ura lidh tre qytetet e mëdha (Hong Kong, Zhuhai dhe Macau), dhe e gjithë struktura është në fakt një kombinim i urës dhe një tuneli nëndetar.
Për shembull, pjesa kryesore e strukturës përbëhet nga një urë e gjatë 22.9 km dhe një tunel nën ujë nën 6.7 km. Si urë është mbresëlënëse, thonë se shifra është 20 herë më e gjatë se “Porta e Artë” e famshme në San Francisko.