Media portugeze “Correio de Manha” nuk i ka punët mirë me Kristiano Ronaldon, dhe lufta mes tyre duket se nuk ka ndër mend të përfundojë. Nëpërmjet një faqeje që ka lidhje me këtë media, e quajtur “flash.pt”, janë zbuluar edhe disa foto të Xhorxhina Rodrigezit, të dashurës së Kristianos, të cilat janë shkrepur vite më parë dhe janë fshirë më pas, pasi ajo filloi lidhjen me yllin portugez.
Fotot nuk është se janë aq skandaloze, por gjithsesi Ronaldo nuk do të dëshironte kurrsesi që të publikoheshin online.