Në Portin e Selanikut deri nesër do të grumbullohen rreth 120.000 tonë ngarkesë dedikuar për Maqedoninë, të cilat nuk mund të arrijnë në destinacionin e fundit për shkak të protestave të bujqve grekë të cilët i bllokojnë autostradat dhe vendkalimet kufitare të Greqisë. Një përfaqësues i kryesisë së portit të Selanikut për portalin informativ “Voria” deklaroi se deri nesër në portin e Selanikut do të akumulohen rreth 120.000 tonë lëndë të para, siç janë nikli, thëngjilli, çeliku, kripa dhe të tjera, të cilët janë të dedikuara për industrinë e Maqedonisë. Ai u bëri thirrje bujqve të kenë mirëkuptim për problemet me të cilat përballet porti i Selanikut dhe të protestojnë në mënyrë tjetër, e jo me bllokim të autostradave, sepse nëse vazhdon gjendja e këtillë, klientët do të duhet ta kahëzojnë ngarkesën e tyre drejt porteve të tjera konkurrente të Ballkanit, me çka Porti i Selanikut do të humbë para, renome dhe besim tek klientët.