Paris, 3 dhjetor – Pjesëmarrësit në protestën e “jelekëve të verdhë” në Paris, Portës triumfale, ditën e shtunë i shkaktuan dëm i cili vlerësohet në më shumë se qindra mijëra, ndoshta edhe një milion euro, deklaroi kryetari i Qendrës franceze për monumente kombëtare, FIliç Belaval.
Përveç asaj që demonstruesit e dëmtuan monumentin dhe simbolin kombëtar të Francës me grafite, e shkatërruan edhe brendësinë e saj, ku gjenden eksponate të vlefshme, tha Belaval, i cili dje u takua me presidentin francez Emanuel Makron dhe e njoftoi me dëmin e shkaktuar, transmeton “FIgaro”.
Ai paralajmëroi se monumenti disa ditë do të mbetet i mbyllur për opinionin.
Porta triumfale u vandalizua të shtunën pasdite. Monumenti është dëmtar, ndaj tij janë shënuar grafite, kryesisht kundër Makronit, ndërsa pajisja informatike është e paaftë.
Policia ende është në kërkim pas personave të cilët kanë hyrë në monument për ta vandalizuar dhe ka marrë mostra nga ADN-ja.
Gjatë protestës së të shtunës, janë regjistruar vjedhje në hapësirat ekspozuese, dyqanet dhe tualetet, ndërsa është dëmtuar edhe maketa nga gipsi nga vitet e tridhjeta nga shekulli i kaluar.