Tetovë, 5 janar – Muaji janar ka filluar si është më keq në rrugët e Tetovës dhe të Gostivarit. Policia e Tetovës në kronikën ditore njofton për tre aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, ku lëndime kanë marrë katër persona. Në raport njoftohet se të enjten rreth orës 13.00, në rrugën “171” në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin janë përfshirë dy vetura, gjegjësisht një veturë e tipit “Citroen” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 32-vjeçarja me iniciale E.A nga Korita si dhe një tjetër veturë e tipit “Golf”, gjithashtu me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 50-vjeçari me iniciale SH.M nga Kamjani.
Në këtë aksidenti, 32-vjeçarja E.A për pasojë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës ku është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm. Sipas të dhënave fillestare që dalin nga ekspertiza e kryer në vendin e ngjarjes, shkak për këtë aksident është mosmbajtja e distancës së nevojshme përderisa dëmi i shkaktuar material vlerësohet që jetë rreth 15 mijë denarë. Aksidenti tjetër është regjistruar në rrugën regjionale Mavrovë -Dibër, në afërsi të manastirit “Shën Jovan Bigorski”, të enjten rreth orës 15.00, kur një veturë e tipit “Opel Astra” me targa të Italisë e drejtuar nga 38 vjeçari me iniciale H.F nga fshati Trebishtë, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Nga dalja prej rrugës, bashkudhëtarët të cilët janë gjendur në veturë, 35-vjeçarja me iniciale A.F si dhe një 8 vjeçar kanë marrë lëndime trupore, dhe janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit të Rostushës nga ku pas marrjes së ndihmës janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe si shkak për këtë aksident fillimisht supozohet që të jetë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, derisa dëmi i shkaktuar material vlerësohet që të jetë rreth 200 mijë denarë. Aksidenti i tretë është regjistruar në rrugën regjionale Gostivar-Sërbinovë, në mbikalimin për në vendbanimin e Cigllanës në të cilin janë përfshirë dy automjete.
Një veturë e tipit “Reno Clio”, të cilën e ka drejtuar 44-vjeçari me iniciale P.T nga fshatin Bellovisht i Gostivarit, si dhe një tjetër veturë e tipit “Volksfagen Vento”, të cilën e ka drejtuar 50-vjeçari me iniciale D.M nga i njëjti fshat. Vozitësi i veturës së tipit “Reno Clio” për pasojë ka marrë lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar në Spitalin e Gostivarit, ku i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe është mbajtur në spital për shërim të mëtutjeshëm. “Fillimisht si shkak për këtë aksident komunikacioni, sipas të dhënave të para që dalin nga ekspertiza e kryer në vendin e ngjarjes, është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjegjësisht vozitja e shpejtë përderisa dëmi i shkaktuar material nga ky aksident komunikacioni vlerësohet që të jetë rreth 100 mijë denarë”, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. (koha.mk)