Shkup, 4 janar – Në poliklinikat në Shkup sot deri në orën 13 janë vaksinuar gjithsej 829 fëmijë me vaksinë MRP.
Për momentin nuk ka raste të reja të konfirmuara të personave të infektuar me fruth, por ka një rast për të cilin presim konfirmim laboratorik, qëndron në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët, të cilët dyshojnë se fëmijët e tyre kanë simptome të fruthit, t’i dërgojnë në SPQ “8 Shtatori” ose në Klinikën për gjendje infektive dhe febrile.
Prindërit të cilët me fëmijët e tyre do të shkojnë në poliklinikat për vaksinim, kanë të drejtë që ta kontrollojnë prodhuesin dhe afatin e skadimit të vaksinës, para se t’i vaksinojnë.
Ministria e Shëndetësisë edhe një herë konfirmon se vaksina MPR është me cilësi të kontrolluar, e prodhuar në Belgjikë nga prodhues me renome, i cili ka dy certifikata për cilësi dhe të njëjtën e përdor për vaksinim të fëmijëve në vendin e tyre.