Shkup, 17 gusht – Në Gjykatën Penale është dhënë pauzë prej një orë e gjysmë për lëndën “Titanik” për shkak të obligimeve të amësisë të ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.
Në pjesën e paradites ishin dëgjuar rreth 46 biseda ndërmjet ish-funksionarëve siç janë Mile Janakieski, Gordana Jankullovska dhe Martin Protugjer.
Dëgjimi i “bombave” filloi dje kur ishin prezantuar 15 biseda, ndërsa duhet të dëgjohen gjithsej 1.063 audio incizime. Për shtatë nga incizimet do të përjashtohet opinioni me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike sepse bëhet fjalë për bisedat private.
Dje ishin marrë vesh që seancat për shkak të obligimeve të amësisë të ish-ministres Gordana Jankullovska të mbahen në periudhën prej orës 10 deri në orën 12 pas çka do të ketë pauzë prej një orëve, pastaj nga ora 13 deri në orën 15 me pauzë prej një orëve dhe nga ora 16 deri në orën 18.