Në pikën kulmore tensioni mes dy vendeve, Greqia dërgon 400 policë në kufirin greko-turk

36

Pas deklaratës së djeshme të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë se “ata që pretendojnë se janë djepi i kulturës, duhet të respektojnë ata që kanë një gjuhë të ndryshme dhe një fe të ndryshme dhe të ndalojnë barbarizmat me emigrantët duke respektuar të drejtat e azilkërkuesve”, në tone të ashpra edhe Athina është përgjigjur mëngjesin e së enjtes se “ata që janë dënuar nga bashkësia ndërkombëtare për instrumentalizimin e vuajtjeve njerëzore për hir të qellimeve politike, padyshim nuk kanë të drejtë të japin mësime për të drejtat e njeriut”.

Tensioni dhe gjuha e ashpër diplomatike mes dy fqinjëve vjen në një moment kur Greqia po ndërton një gardh përgjatë kufirit lindor me Turqinë në lumin Evro. Kjo pasi sipas Athinës pritet përsëri në muajt e verës, një provokim I palës turke që thuhet se mund të dërgojë përsëri si në muajin shkurt, mijëra emigrantë e refugjatë nga ky kufi për të hyrë në territorin grek.

Madje në orët e fundit, ministri i Rendit, Mihalis Hrisohoidhis që ka vizituar zonën në fjalë, ka deklaruar se Athina do të dërgojë përforcime prej 400 oficerësh policie në këtë rajon, në mënyrë që të mos lejojë asnjë kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjithashtu javën e fundit janë raportuar prej Ministrisë së Mbrojtjes shkelje të hapësirës ajrore të Greqisë prej avionëve ushtarakë turq, ndërsa dje departamenti amerikan i shtetit i ka tërhequr vëmendjen Ankarasë të ulë tensionet me Athinën. (tch)

Comments are closed.