Në pesë aksidente janë lënduar shtatë persona, për parkim jo të rregullt 156 dënime

2

Shkup, 7 mars – Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në pesë aksidente nga gjithsej 13 që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në territorin e Qytetit të Shkupit. Në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB- Shkup nga trafiku janë përjashtuar 33 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer i cili ka drejtuar automjetin në ndikimin e alkoolit, 18 para se të pajisen më të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tre fillestarë.

Janë përjashtuar edhe dy automjete në gjendje teknike të parregullt, ndërsa janë shqiptuar edhe 156 dënime për parkim jo të rregullt. Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 94 automjete.

Policia ka evidentuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit të këmbësorëve, dy këmbësorë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, tre të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe, një shofer i cili nuk iu ka dhënë përparësi këmbësorëve, gjashtë për rreshtim jo të rregullt, dy të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi automjeteve në zonën e udhëkryqit dhe një shofer për mos posedim të pajisjes dimërore të automjetit.

Ndryshe, janë dënuar edhe 17 shoferë për mos posedim të rripit të sigurisë gjatë kohës së drejtimit të automjetit dhe 19 shoferë për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit. (koha.mk)

Comments are closed.